Në protestën në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte i pranishëm edhe Taulant Balla.
Kryetari i grupit parlamentar socialist u pyet nga A2CNN pse u votua kundër rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë.
“E rëndësishme është që sot jemi të gjithë bashkë. Një komb, një qëndrim. Për atë që ka nevojë sot kombi ynë, për të dërguar një mesazh atje ku mbahen me pa të drejtë komandantët e UÇK-së. Sot vihet në dyshim integriteti i luftës çlirimtare të Kosovës. Sa i përket gjenocidit, ato janë në rezolutat e Kuvendit atëherë kur është dashur, jo pas 26 vitesh”, tha Balla.
Kur u pyet për mungesën e kryeministrit Edi Rama në protestë, Taulant Balla tha se “sot nuk ka nevojë të flasë politika, sot flet populli”. (A2 Televizion)