Meta urdhëron analizë për rezultatin më 11 maj, për çfarë dyshon kreu i PL: Verifikoni çdo votë

Nga A2 CNN
20 Maj 2025, 18:51 | Politikë

Meta urdhëron analizë për rezultatin më 11 maj, për

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka urdhëruar anëtarët e partisë së tij dhe ata të kryesisë që brenda datës 23 maj të kenë të përfunduar analizën për rezultatin e marrë në zgjedhjet e 11 majit.

Meta kërkon verifikimin e punës dhe rolin e të gjithë anëtarëve gjatë ditës së votimit dhe numërimit të votave në ditët pasardhëse.

Një kërkesë e veçantë është dhe për të ngarkuarin me punë për diasporën, për kontaktet që ai ka pasur dhe a janë pasqyruar votat që priteshin në rezultatin përfundimtar.

Këto analiza do t’i dorëzohet zyrtarëve të PL, Haxhinasto, Blushi dhe Ballmi dhe të gjitha do të shqyrtohen në mbledhjen e kryesisë më 1 qershor.

Meta urdhëron analizë për rezultatin më 11 maj, për (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos