Pak të rinj në listë, veteranë në kuvend, si ndryshon grupi parlamentar i PD

Nga A2 CNN
20 Maj 2025, 17:10 | Politikë

Pak emra të rinj, më shumë rikthime dhe veteranë që kanë çimentuar karrigen në Kuvend. Kjo është panorama e grupit të ri parlamentar të Partisë Demokratike. 

Me nisjen e legjislaturës së re në Shtator, opozitarët do të jenë më të paktë në numra, por qasja pas humbjes në zgjedhje tregon se klima parlamentare do të jetë e tensionuar siç edhe ishte në 4 vitet që po lëmë pas. 

Qarku i Tiranës vjen me dy emra të rinj: në Kuvend do të kenë nga një ulëse Tedi Blushi dhe Besart Xhaferi. Ndërsa nuk mungojnë rikthimet, si në rastin e Jozefina Topallit që e ka drejtuar 8 vite këtë institucion apo Belind Këllicit e Klevis Balliut.

Të besuarit e Berishës, Noka e Vokshi rikonfirmojnë mandatet, njësoj si dhe aleatët e PD.  

QARKU TIRANË

Lista fituese në 2025:

Sali Berisha          
Flamur Noka        
Albana Vokshi     
Belind Këlliçi        
Tedi Blushi  
Jozefina Topalli              
Fatmir Mediu       
Edi Paloka 
Erisa Xhixho        
Mesila Doda
Klevis Balliu         
Besart Xhaferi 
Jorida Tabaku


Lista fituese në 2021

Agron Shehaj
Albana Vokshi
Dashamir Shehi
Fatmir Mediu
Flamur Noka
Jorida Tabaku
Lulzim Basha
Mesila Doda
Orjela Nebiaj
Orjola Pampuri
Petrit Doda
Sali Berisha
Shpëtim Idrizi
Vangjel Dule
Asllan Dogjani

Qarku Durrës është riformatuar pothuajse i gjithi, ku përveç Oerd Bylykbashit që do të jetë sërish deputet, në Kuvend 5 emrat e tjerë janë të rinj. Artan Luku, Manjola Luli, Gent Strazimiri, Igli Cara dhe Arjan Ndoja nuk kanë qenë pjesë e listave për deputetë në vitin 2021. 

QARKU DURRËS

Lista fituese në 2025:
Oerd Bylykbashi
Artan Luku
Manjola Luku                
Gent Strazimiri     
Igli Cara     
Arian Ndoja 

Lista fituese në 2021:
Agron Duka
Andria Ulliri
Edi Paloka
Ferdinant Xhaferraj
Merita Bakiu
Oerd Bylykbashi

Ndryshime rrënjësore pëson dhe qarku i Elbasanit, ku nga lista e 2021 nuk ka asnjë përfaqësues për 4 vitet e ardhshme. Edhe pse të gjithë emrat që garuan janë të rinj, demokratët morën rezultat zhgënjyes në këtë qark, ku nuk arritën që të ezauronin as listën e mbyllur duke humbur 2 mandate, nga 6 që morën në 2021 tashmë demokratët do të kenë vetëm 4 përfaqësues.

QARKU ELBASAN

Lista fituese në 2025:
Tomor Alizoti
Edmond Haxhinasto      
Klodiana Çapja
Blendi Himçi

Lista fituese në 2021:

Dashnor Sula
Flutura Açka
Gazment Bardhi
Lefter Gështenja
Luçiano Boçi
Zheni Gjergji

Një panoramë të ngjashme ofron dhe qarku Fier, ku tashmë do të përfaqësohen vetëm me 4 deputetë. Luan Baçi dhe Saimir Korreshi arritën që të mbijetonin nga 2021, ndërsa lista plotësohet me drejtuesin politik Gazment Bardhi dhe aleaten nga Partia e Lirisë, Brunilda Haxhiu. 

QARKU FIER

Lista fituese në 2025:
Gazment Bardhi   
Luan Baçi   
Brunilda Haxhiu            
Saimir Korreshi

Lista fituese në 2021:
Enkelejd Alibeaj
Eralda Bano
Ilda Dhori
Luan Baçi
Nustret Abdulla
Saimir Korreshi

Në Vlorë demokratët nuk pësojnë shumë ndryshime. Bujar Leskaj dhe Ina Zhupa arritën që të ruanin vendin edhe për legjislaturën e re e bashkë me ta qarkun do ta përfaqësojë edhe aleati Vangjel Dule, i cili në 2021 mandatin e fitoi në Tiranë. 

QARKU VLORË

Lista fituese në 2025:
Bujar Leskaj         
Vangjel Dule
Ina Zhupa

Lista fituese në 2021:
Arbi Agalliu
Bujar Leskaj
Gëzim Ademaj
Ina Zhupa

Gjirokastra prej vitesh tashmë nuk pëson ndryshime. Tritan Shehu duket se ka zënë rrënjë dhe do të përfaqësojë edhe për 4 vite banorët e këtij qarku si i vetmi demokrat.

Në Korçë, Ivi Kaso si drejtues politik, bashkë me Ledina Alollin dhe Fidel Krekën i bashkohen Bledjon Nallbatit, i cili arriti që të siguronte edhe një mandat tjetër. 

QARKU KORÇË

Lista fituese në 2025:

Ivi Kaso      
Ledina Alolli         
Bledjon Nallbati             
Fidel Kreka

Lista fituese në 2021:
Bledjon Nallbati
Edmond Spaho
Andrea Mano
Selaudin Jakupllari
Sorina Koti

Eno Bozdo dhe Zija Ismaili do të jenë emrat e rinj që do të përfaqësojnë demokratët në qarkun e Beratit, duke zënë vendet e Tomor Alizotit dhe Kasëm Mahmutajt.

QARKU BERAT


Lista fituese në 2025:
Enno Bozdo          
Zija Ismaili
Lista fituese në 2021:
Kasëm Mahmutaj
Tomor Alizoti

Në Dibër demokratët do të jenë me një deputet më pak, ku tashmë do të përfaqësohen vetëm nga Xhelal Mziu dhe Denisa Vata. Jashtë Kuvendit do të mbeten Dhurata Çupi dhe Kreshnik Çollaku, të cilët garuan në Tiranë, por nuk arritën që të merrnin mandat. 

QARKU DIBËR

Lista fituese në 2025:
Xhelal Mziu
Denisa Vata

Lista fituese në 2021:
Dhurata Çupi
Kreshnik Çollaku
Xhelal Mziu

Qarku i Lezhës nuk do të ketë shumë ndryshime në përfaqësim, pasi jashtë mbetet vetëm Lindita Metaliaj dhe vendi i saj i lënë bosh plotësohet nga Gjin Gjoni, ish-gjyqtar i cili arriti që të fitonte mandatin e deputetit në listë të hapur. 

QARKU LEZHË

Lista fituese në 2025:
Agron Gjekmarkaj
Elda Hoti    
Gjin Gjoni  
Kastriot Piroli

Lista fituese në 2021:
Agron Gjekmarkaj
Elda Hoti
Kastriot Piroli
Lindita Metaliaj

Në Kukës prej kohësh nuk ka ndryshime, ku mandatet janë çimentuar te Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj. 

QARKU KUKËS
Flamur Hoxha
Isuf Çelaj

Në Shkodër demokratët do të jenë të përfaqësuar me Luçiano Boçin, i cili është dhe drejtues politik në qark. Për herë të parë merr një ulëse edhe Kliti Hoti. Në Kuvend do të rikthehet Bardh Spahia, i cili shijen e të qenit deputet e ka provuar nga viti 2017 deri në vitin 2021. 

QARKU SHKODËR


Lista fituese në 2025:
Luçiano Boçi
Kliti Hoti
Greta Bardeli        
Ramadan Likaj
Bardh Spahia

Lista fituese në 2021:
Emilja Koliqi
Greta Bardeli
Helidon Bushati
Ramadan Likaj
Zef Hila

Në bazë të rezultateve paraprake nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Demokratike nuk arriti që të ezauronte listën e mbyllur në disa qarqe, si Vlorë, Fier dhe Elbasan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos