Monika Kryemadhi uron Ilir Metën për ditëlindje: Uroj që dhuratën më të bukur ta marrësh më 11 maj

Nga A2 CNN
24 Mars 2025, 10:12 | Politikë

Monika Kryemadhi uron Ilir Metën për ditëlindje: Uroj që

Monika Kryemadhi ka uruar presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta për ditëlindjen e 56-të. Këtë ditëlindje Meta e feston pas hekurave ku ndodhet prej tetorit të vitit të kaluar. Në mesazhin e saj në rrjetet sociale, Kryemadhi u kujton ndjekësve që më 11 maj të votojnë Metën si një mundësi ndryshimi për Shqipërinë. Sipas saj kjo do të jetë dhurata më e bukur për të dhe për vendin.

“I uroj ditëlindjen Ilir Metës sot në 56 vjetorin e tij. Sot kjo ditëlindje është ndryshe nga çdo ditëlindje tjetër, por ka një veçori komplet tjetër në këndvështrimin tim. Sot të gjithë kanë detyrimin që urimin ndaj teje ta bëjnë duke iu kujtuar çdo miku që në 11 maj votat e tyre të jenë për ty Ilir Metaj në radhë të parë sepse si gjithmonë e vendos veten sakrificë për të tjerët dhe vendos parimet e tua morale politike para interesit tënd personal. Dhuratat mund të jenë të ndryshme për ditën e ditëlindjes, por unë sot të uroj që dhuratën më të bukur këtë vit ta marrësh me 11 maj ku më shumë se kurrë çdo mik apo ish mik i yti , dashamirës besoj kanë mundësinë që të bëjnë veprimin më të thjeshtë duke të votuar ty, por që në fakt është mundësi ndryshimi për ta dhe për gjithë Shqipërinë.  Gëzuar ditëlindjen Ilir Metaj!”

Kujtojmë që në seancën e fundit parlamentare Kryemadhi shprehu hapur mbështetjen ndaj Ilir Metës dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, pavarësisht faktit që është në proces divorci me Presidentin e Partisë së Lirisë. 

“Jam këtu si deputete dhe si një nga themelueset e LSI. Gjithmonë kam marrë mandate në zonat më të vështira. Patjetër që vota ime do të shkojë për Aleancën për Shqipërinë Madhështore dhe Ilir Metën, si kreu i PL dhe si një nga njerëzit kryesorë të stabilizimit dhe jetës politike në Shqipëri. I bëj thirrje miqve të mi ta mbështesin”, tha Kryemadhi në 13 mars, shkruan A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos