"Mos i falni më, duhen shkatërruar përfundimisht me votë", Rama: Shqipëria ka kry punë me këtë opozitë

Nga A2 CNN
6 Qershor 2024, 19:33 | Politikë

"Mos i falni më, duhen shkatërruar përfundimisht me

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në platformën "X", komentoi ngjarjet e sotme në Parlament.

Ai i bëri thirrje shqiptarëve që me votë ta shkatërrojnë përfundimisht opozitën.

"Cilët ishin autorët e rikthimit kaq të shpejtë në identitet të opozitës sot në parlament? Një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare; Një ish-zv.kryeministër i arratisur për t’i ikur drejtësisë; Një ish-kryeministër në arrest shtëpie me vendim të drejtësisë; Një ish-prokuror i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për mosjustifikim pasurie; Një program në RAI3 që i shfaqi të lartpërmendurit si heronj pozitivë të një bashkëprodhimi italo-shqiptar, me baltë të eksportuar në Itali nga kanalet e ujrave të zeza politike e mediatike të Tiranës. Vesi del me shpirtin, por shpirtit të së keqes që po del me të çjerra nga jeta e këtij vendi pasi e persekutoi këtë vend qysh prej vitit 1912, kjo lojë balte e rradhës me emrin e Shqipërisë i duhet futur në llogaritë që do të bëhen në zgjedhjet e afërta. Mos i falni më, duhen shkatërruar përfundimisht me votë! Shqipëria ka kry punë me ta dhe nuk ndalet dot më nga askush", shkruan Rama në rrjetin social. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos