"Mos më nxirr mua parrulla tani", Kalaja sherr me Fatos Klosin për Kosovën: Ti ke hallin e Ramës dhe Vuçiçit

Nga A2 CNN
16 Tetor 2025, 21:12 | Politikë

Gazetari Aulon Kalaja dhe ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi u përplasën në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, për Kosovën dhe Minishengenin Ballkanik.

Kalaja tha se duhet diskutuar “për njerëzit që kanë marrë iniciativa kundër Shqipërisë dhe Kosovës dhe faktin që asnjë shtet nuk ka njohur Kosovën gjatë qeverisë Rama”.

Fatos Klosi: Po bën pak politikë…

Aulon Kalaja: Pse?

Fatos Klosi: Se po përmend Ramën.

Aulon Kalaja: Nuk është fakt ky që asnjë shtet nuk e ka njohur Kosovën gjatë 12 viteve të qeverisë së Ramës?

Fatos Klosi: Ç’punë ka Rama këtu? Pse nuk thua që e ka Kurti problemin, por thua Rama?

Aulon Kalaja: Rama bënte si babai i Ballkanit. Edi Rama vuri ministër të Jashtëm nga Kosova, atë Gent Cakën, bëri mbledhjet e përbashkëta qeveritare, që ishin veçse makijazh dhe nuk prodhuan asgjë. Nëse ti mërzitesh, unë tërhiqem sepse sa përmenda Ramën e ke me problem këtë pjesë. Cili është kontributi i Ramës për çështjen e Kosovës?

Fatos Klosi: Nuk jemi për këtë punë këtu.

Aulon Kalaja: Çfarë lobingu ka bërë Rama ndërkohë që ka shtete që po e çnjohin Kosovën?

Fatos Klosi: Ato janë shtete afrikane, nuk i njohim as ti e as unë. Kemi ardhur këtu për tjetër punë.

Aulon Kalaja: Epo mirë, unë të hodha një tezë dhe ti nuk ke argument. Po bën retorikë tani, po më thua mos e sulmo Ramën.

Fatos Klosi: Është e paarsyeshme, jo se kam ndonjë merak për Ramën unë.

Aulon Kalaja: Si është e paarsyeshme? Unë po të them një fakt: asnjë shtet nuk e ka njohur Kosovën gjatë qeverisë Rama. Ma kundërshto dhe unë tërhiqem. Për Minishengenin Ballkanik ke ndonjë koment ti?

Fatos Klosi: Kam, unë e pëlqeja.

Aulon Kalaja: Kjo ishte nismë e Beogradit nëse do ta dish. Nëse të pëlqejnë nismat e Beogradit…

Fatos Klosi: Po të jenë nisma pozitive, jam dakord.

Aulon Kalaja: Cila ishte nisma pozitive pa Kosovën, pa Malin e Zi, pa Bosnnjë Hercegovinën. Ç’është ky Ballkan i hapur pa këto shtete? Pra këto janë pyetje.

Fatos Klosi: Ta them unë, ato vende nuk deshën.

Kalaja: Si nuk deshën? Pse nuk deshën?

Klosi: Po punë e tyre.

Kalaja: Për Kosovën. Ke informacion ti pse nuk desh faktori kosovar me marrë pjesë? Ke informacion? Si s'ka rëndësi kjo, gjithë faktori kosovar kundër dhe ti bën marrëveshje me Serbinë. Ç’është kjo histori? Ore politika jonë me Serbinë përcaktohet nga Kosova, nuk përcaktohet nga Edi Rama. Ai tha kam vëlla Vuçiçin. E kupton ti çfarë histori është kjo? Politika jonë me Serbinë varet nga se si ata sillen me Kosovën. Je dakort me këtë apo jo?

Klosi: Jo, nuk jam.

Kalaja: Në rregull. Atëherë do shkojmë te Dushan Mugosha te Miladin Popoviçi. Do shkojmë në 41-shin.

Klosi: Nuk ka kuptim të bëjmë debat ty.

Kalaja: Po këtë po më thua ti. Pra mënjanoje Kosovën dhe të dal Edi Rama me Serbinë. Po më vjen keq tani për ça po dalim nesër ne?

Klosi: Nuk e di për çfarë po del ti.

Kalaja: Unë e di unë po dal për Kosovën. Pra qartë. Ti po del për Serbinë. Unë e kuptoj. Unë po them unë po dal për Kosovën.

Klosi: Ok. Po të duash ti, po them me Serbinë…

Kalaja: Po jo me këtë që po më thu këtu në tavolinë këtë ti thu s'ka rëndësi Kosova. Tani më vjen keq çështë kjo?

Klosi: Shiko, po i hajmë kohën emisionit.

Kalaja: Të nxora 3 teza, fakti që nuk i kundërshton dot… Do nxjerrësh parrulla tani.

Klosi: E quan parrullë ti këtë?

Kalaja: Parrullë është se nuk ke argument.

Klosi: Nuk do të pëlqente diçka e tillë në emisionin tënd, që dy njerëz përplasen kot.

Kalaja: Po pse më ndërhyre pra? Më lije të mbaroja argumentin tim dhe mbaroja punë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos