"Mos prisni magjistarin që do rrëzojë Ramën", Alizoti - qytetarëve: Dilni mbushni sheshet, shihni Serbinë

Nga A2 CNN
1 Shtator 2025, 21:55 | Politikë

Nga studio e “Off the Record” në A2 CNN, deputeti demokrat Tomor Alizoti u ka bërë apel qytetarëve që të sensibilizohen dhe ti bashkohen kauzës opozitare për rrëzimin e qeverisë Rama.

Sipas tij është absurde nëse shqiptarët presin që dikush me magji të rrëzojë Ramën dhe të sjellë demokracinë në vend, pasi rendi demokratik vjen sipas tij falë një procesi ku zëri opozitar ndërthuret me nevojat dhe dëshirën e qytetarëve për ndryshim.

“Jo, jo nuk do të presim të gjithë ne duhet të reagojmë. Këtu nuk bëhen zgjedhjet. Këtu dalin anonim të votuar. Kujt i keni dëgjuar ndonjë fjalim politik që jeni aspiruar dhe keni thënë do votojë këtë njeri. E di çdo të thotë të marrësh 20 mijë vota. Janë 20 mijë mendje mo, pa pasur një ditë në politikë. Unë e shoh si mision, i bëj apel qytetarëve të unifikohemi që të rrëzojmë këtë qeveri. Unë jam i bindur që Shqipëria ka shkuar në autokraci. Duhet të mobilizohemi të ndalojmë Shqipërinë drejt një autokracie të re, të binjakëzuar me mafien. Pastaj nëse në Shqipëria ka njerëz që besojnë se do vijë dikush si magjistar t’iu prodhojë njerëzve demokraci, kjo nuk ndodh. Pra unë ja i bindur që duhet një proces që të ndodhi në shoqëri. E gjithë shoqëria nuk duhet të jenë spektatorë. Nëse she nëpër votë që mbushet me të rink,  me të moshuar, kështu ndodh procesi në demokraci, nuk mund të jemi ndryshe nga bota ne. Kështu funksionon, rrugë tjetër s’ka. Nëse kjo opozitë do të arrijë të fitojë zemrat e njerëzve për ta ngritur popullin atëherë ka fituar shoqëria. Demokraci është një gjë që duhet ta duanë dhe mbrojnë njerëzit. Shohim Serbinë që non stop ka njerëz të rrugë. Atje opozita është inekzistente fare por non-stop ka njerëz në rrugë. Rama është problem për të gjithë Shqipërinë. Ai është kthyer në një Enver Hoxha të një lloji tjetër, jo të Kinostudios Shqipëria e Re, por të Holliwood-it”, tha Alizoti në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

Më tej, ligjvënësi demokrat shtoi se edhe opozita duhet të reformohet dhe të ngjalli frymë tek shqiptarët.

“Opozita është pjesë e shoqërisë shqiptare. Ne këtë sistem që duket kaq i fuqishëm, por është edhe shumë i brishtë e përmbysim duke e refuzuar dhe duke dalë në shesh për ta kundërshtuar. Të gjithë si shoqëri, së bashku me opozitën. Opozita e ka detyrë ndaj duhet të ndryshojë taktikën, që kauzën e zemërimit shoqëror ta kthejë në kauzë politike, ky është një proces që duhet të ndodhi me njerëz serioz, të pastër dhe të vërtetë”, u shpreh Alizoti në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos