Mosbindja civile, përplasje edhe te rrethrrotullimi i Bradasheshit

Nga A2 CNN
29 Tetor 2024, 19:20 | Politikë

Mosbindja civile, përplasje edhe te rrethrrotullimi i Bradasheshit

Në rrethrrotullimin e Bradasheshit, një nga pikat ku mbështetës të opozitës po protestojnë në kuadër të mosbindjes civile, ka patur tensione, shkruan A2 CNN.

Tensionet kanë nisur rreth orës 19:00, në momentin që ka ardhur një ambulancë. Protestuesit kanë hapur rrugën, por ka qenë edhe një automjet tjetër pas ambulancës, i cili ka tentuar të kalojë dhe është fikur për shkak të një defekti. Në kushte të tilla, policia ka kërkuar ndihmën e një karrotreci për të bërë të mundur largimin e automjetit që ka pësuar defekt.

Ky moment është konsideruar si provokim nga ana e protestuesve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos