“Mund të ketë ndryshme më të gjera”, Nazarko për largimin e Lamallarit: Demo i afërt me Ramën, protesta bën presion

Nga A2 CNN
11 Shtator 2026, 22:03 | Politikë

Gazetari Mentor Nazarko ka komentuar largimin e Besfort Lamalllarit nga posti i ministrit të Brendshëm dhe emërimin e Ervin Demos në këtë detyrë, duke e parë këtë lëvizje si pjesë të një panorame që mund të sjellë ndryshime edhe në ministri të tjera.

I ftuar në emisionin “Çdo Kënd” nga Merita Haklaj në A2CNN, gazetari evidentoi dy faktorë kryesorë që sipas tij mund të kenë ndikuar në vendimin e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Nazarkos lëvizja tregon që Demo është i afërt me Ramën dhe fuqizohet më shumë, dhe faktori i dytë që mund të ketë ndikuar në largimin e Lamallarit është protesta.

Mendoj që ndryshimi i ministrit të Brendshëm është lajmi i ri, më i fundit, si pjesë e një pritshmërie që mund të ketë ndryshime më të gjera, jo thjesht në këtë ministri. Nuk di të them nëse ka qenë e detyruar, për shkak të bashkimit të dy ministrive, asaj të Pushtetit Lokal dhe ministrisë së Brendshme, në disa qeveri kanë qenë bashkë. Është tregues i dy elementëve: E para që Demo është dikush shumë i afërt me z.Rama dhe nëpërmjet kësaj lëvizje fuqizohet. Ky është treguesi i parë. Treguesi i dytë është protesta. Nevoja ose pakënaqësia për mënyrën si është administruar protesta. Në pikëpamje ligjore është Policia e Shtetit që i administron këto aktivitete, jo ministri, por këto duken dy arsyet që kanë përcaktuar këtë veprim të Ramës”, tha Nazarko. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos