Ndahet nga jeta ish-kryeministri Fatos Nano

Nga A2 CNN
31 Tetor 2025, 14:40 | Politikë

Ndahet nga jeta ish-kryeministri Fatos Nano

Ka ndërruar jetë pak minuta më parë në moshën 73-vjeçare ish-kryeministri dhe ish-kryesocialisti Fatos Nano.

Nano vuante nga një sëmundje e rëndë dhe prej disa ditësh ishte i shtruar në spital, për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Fatkeqësisht ai nuk ia ka dalë dot t’i mbijetojë sëmundjes së rëndë, duke u ndarë nga jeta ditën e sotme.

Kujtojmë se Nano u shtrua edhe më herët në spital, për një sëmundje të rëndë të mushkërive dhe zemrës, shkruan A2 CNN.

Nano ka qenë kryeministër i Shqipërisë për disa vite dhe ka qenë kryetar i Partisë Socialiste për një kohë të gjatë, që nga viti 1992 e deri në vitin 2005. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos