Veliaj në Kushtetuese, Berisha: Duhet të jemi të drejtë me të, “FARC-u rrëmbeu kryetarin e bashkisë...”

Nga A2 CNN
31 Tetor 2025, 12:53 | Politikë

Veliaj në Kushtetuese, Berisha: Duhet të jemi të drejtë me

Në një konferencë për gazetarët këtë të premte, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi seancën në Kushtetuese ku i pranishëm është edhe Erion Veliaj, aty ku shqyrtohet ankimimi për mënyrën e shkarkimit nga Këshilli Bashkiak.

Berisha u shpreh se pavarësisht se PD mbështet arrestimin dhe dënimin e Veliajt, duhet të jemi të drejtë me të, tha kreu demokrat.

"Një kryetar bashkie që ka firmosur mbi një incenerator 130 milionë euro dhe nuk i gjendet as nami dhe as nishani.
Nuk është hetuar për të se është Edi Rama mbi firmën e tij.
Kjo është e vërteta, që ta dini.
Është Edi Rama.
Ndaj dhe ai, që ka pasur këtë dosje që ne e kemi sulmuar me qindra herë, që ti je i tillë dhe ti je i atillë, nuk e hetove, nuk e more, ai, të jemi realistë, për të marrë o do të merrte të dy, ose do ishte i padrejtë dhe i pandershëm.
Të dy nuk i merrte dot.
Për Belindën dhe i bien bandat në të katër anët.
Por, por një gjë i tha publikut sot Erion Veliaj. Çfarë i tha?
Kaq vite më parë, në X qytet të Kolumbisë, FARC-u rrëmbeu kryetarin e bashkisë.
Ai bëri paralelizëm që FARC-u më rrëmbeu edhe mua në Bashkinë e Tiranës.
Por, po të kemi parasysh procedurat ligjore të një vendi demokratik, ne nuk mund të themi se ato nuk u shkelën tërësisht njëlloj si ato të FARC-ut.
Të themi të vërtetat.
Ne e kemi mbështetur dhe e mbështesim arrestimin e tij, dënimin, etj, por prapë duhet të jemi të drejtë.
Vazhdojmë prapë, pse kjo ngjashmëri me FARC-un. Gjykatëses i thotë se fakti që jam këtu dhe më thirrët është shembull i ligjit, më njohët një të drejtë ligjore, por në Këshillin Bashkiak bënë 9 vendime brenda ditës. U bënë 9 vendime brenda ditës, imagjinoni, se si të lani duart me mua, dhe u lumtë këshilltarëve tanë, që ndonëse kishin një armik përballë, por në çdo rast të drejtat e njeriut janë më thelbësoret. Kërkuan me insistim që ai të dëgjohet në sallën e këshillit.
Kërkuan me kërkesë të veçantë që ai të sillej, të dëgjohej.
Jo, tha, nuk munda.
Pse i solla këto dy shembuj?
Jo, aspak se ai është as i penduar, as i pafajshëm. Jo, jo.
Por prapë në një vend demokratik, procedura është themelore.
Është përcaktuese për të drejtat e njeriut, për shtetin ligjor, për të gjitha", tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos