Nga Thethi e deri te ndërtimet pa leje në Jug e në të gjithë Shqipërinë, Kryeministri Edi Rama pohoi se çdo godinë do të rrafshohet. Gjatë takimit me deputetët e zgjedhur dhe kandidatët e 11 majit për Tiranën, Rama tha se ky nuk është një aksion por reformë që do të vijojë gjatë. Kërkoi sërish angazhim prej të gjithë të tijve, ku tashmë fokusi do jetë dhe te siguria ushqimore duke pohuar askush nuk do të shesh më bulmet pa faturë.
“Ka dhe një teori tjetër që e kishte nxjerr në pah dhe një prift çuditërisht dje që ma çoi dikush dhe u habita sesa një njeri i Zotit kishte hyrë në këtë histori duke folur për joshje për rrena, sikur me demek ne i joshëm, i gënjyem dhe pastaj i premë në besë. Ne nuk kemi prerë në besë askënd. Premtimi ynë ka qenë “do legalizojmë pronën e gjyshërve”. Premtimi ynë nuk ka qenë dhe kurrë nuk e kemi bërë këtë në asnjë nivel dhe askush nga përfaqësuesit tanë në asnjë cep të Shqipërisë “na jepni votën ju dhe ndërtoni pa leje”.
Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim të gjithë ata njerëz që kanë prona nëpër male, me kushtin që t’i drejtohen institucioneve dhe të marrin lejen përkatëse. Madje kemi bërë dhe Paketën e Maleve për t’ua lehtësuar edhe më shumë.
Kemi marrë përsipër të përmbyllim procesin e legalizimeve brenda vitit 2028 ku hyjnë të gjitha digjitalizimi i hartave etj, etj. Por ama ta harroi kushdo qoftë që do të legalizoi çfarëdo qoftë në shkelje të ligjit dhe pas afateve që ka ligji.
Çdo lloj ngrehine e ngritur në cenim të hapësirës publike të infrastrukturës publike të projekteve të infrastrukturës, të zonave të mbrojtura, të infrastrukturës kritike do të rrafshohet. Nuk do të ketë asnjë tolerancë, asnjë dialog, asnjë ndalim më në këtë proces.
duhet të ketë një presion të rritur ndaj të gjithëve atyre që ndërtojnë dhe njëkohësisht ndaj të gjitha tentativave për të ndërtuar pa leje dhe për të zaptuar territorin. Do të jetë jo e lehtë, por do të jetë e pandalshme konstante dhe do të vazhdojë aq sa do të vazhdojë,
Po punojmë për ditë dhe shumë shpejt, mbase për shkak të emergjencës, për këtë vepër ujin e pijshëm që do të kalojë pak më pas, do na duhet të bëjmë deri në akt normativ dhe ato 83 vota do t'i vëmë në shërbim të të gjithë qytetarëve që kërkojnë një kapërcim përfundimtar nga Shqipëria europiane në zemër dhe në mendje, po jo në të përditshmen e vetë tek Shqipëria, anëtare e Bashkimit Europian.
Po punojmë me Ministrinë e Shëndetësisë për çështjen e barnave mjekësore për furnizimin e të gjithë sistemit, qoftë atij publik, qoftë atij privat me barna dhe përsëri me shtetin si palë, si protagonist.
Qumësht dhe bulmet i freskët pa faturë dhe mish i freskët pa faturë nuk do të lejohet dhe kushdo që do ta tregtojë, do ta humbasë atë si mall. Kjo epokë duhet të konsiderohet e mbyllur”. (A2 Televizion)