Rama njofton: Sot bëhet një konfiskim i një pallati në Vlorë

Nga A2 CNN
14 Korrik 2025, 09:31 | Politikë

Rama njofton: Sot bëhet një konfiskim i një pallati në

Kryeministri Edi Rama, në takim me deputetët e Tiranës dhe drejtorët e bashkisë, njoftoi se sot do të bëhet një konfiskim i një pallati në Vlorë që është në shkelje të ligjit.

“Sot do të bëhet një konfiskim i një pallati në Vlorë që është në shkelje. Ky proces synon të bashkojë dy gjëra, kemi marrë përsipër të mbyllim legalizimet brenda 2028, por ta harrojë kushdoqoftë që do legalizojë në shkelje të ligjit. Të gjitha ngrehinat e ngritura për qëllim fitimi do të rrafshohen, nuk do të ketë asnjë tolerance dhe asnjë ndalim në këtë proces”, tha Rama, shkruan A2.

Rama hodhi poshtë gjithashtu aludimet se pas shembjeve në Theth, fshihet plani për ndërtimin e resorteve: “Aty nuk bëhet fjalë për të lejuar ndërtime dhe për të bërë resorte turistike. Është jashtë çdo lloj opsioni. Të gjitha teoritë lidhur me këtë operacion janë për të ardhur keq, janë të bazuara në dezinformim. Thethi dhe banorët e tij nuk janë ata që janë shfaqur nëpër ekrane, ata janë një grusht njerëzish që nuk kanë lidhje me të vërtetën e kësaj historie. Ne do vazhdojmë t’i mbështesim të gjithë ata njerëz që kanë prona nëpër male. Madje kemi bërë dhe paketën e maleve”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos