Ndryshime në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon nga detyra dy nënkryetaret, ja kush emërohet

Nga Ornela Joti
30 Tetor 2026, 10:20 | Politikë

Ndryshime në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon nga detyra dy

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur shkarkimin nga detyra të dy nënkryetarëve, Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra, si dhe emërimin e Etleva Bishës në detyrën e nënkryetares së Bashkisë.

Me këtë ndryshim, ekipi drejtues i Bashkisë së Tiranës përbëhet tashmë nga tre nënkryetarë: Sara Goxhaj, e konsideruar si një prej njerëzve të besuar të Erion Veliajt, ish-deputeti Sadi Vorpsi dhe tashmë Etleva Bisha, e cila i bashkohet drejtimit të institucionit.

Lëvizjet shënojnë një riformatim të ekipit drejtues të Bashkisë së Tiranës, me ndryshime në përbërjen e strukturës së nënkryetarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos