Ndryshon ndarja e mandateve, bie PS

Nga A2 CNN
12 Maj 2025, 21:37 | Politikë

Ndryshon ndarja e mandateve, bie PS

Deri në orën 21:00 të mbrëmjes së të hënës janë numëruar 71.44 përqind të votave, 3733 kuti nga 5225 në total.

Me numërimin e kutive të fundit ka një lëvizje mandati në Lezhë, i cili nga Partia Socialiste ka kaluar te PD-ja.

Deri tani, PS ka arritur të marrë në total 53 përqind të votave, të cilat konvertohen në 82 mandate, ndërkohë PD-ja ka 34% të vota konvertuar në 52 mandate. Nisma Shqipëria Bëhet 4 përqind, një mandat; PSD 4 përqind, 3 mandate; Mundësia 3 përqind, 1 mandat; Bashkë 1 përqind, një mandat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos