“Në pritje të Shabanit”, Shqipëria Bëhet: Të respektohet marrëveshja parazgjedhore!

Nga A2 CNN
18 Korrik 2025, 19:10 | Politikë

“Në pritje të Shabanit”, Shqipëria Bëhet:

Lëvizja Shqipëria Bëhet ka reaguar zyrtarisht në lidhje me mosmarrëveshjet e fundit që vendosën në pikëpyetje mandatin e drejtuesit të saj, Adriatik Lapajt.

Përmes reagimit kërkohet që të zbatohet marrëveshja parazgjedhore e nënshkruar me Nismën Thurje ndërsa duket se i shtrihet sërish dora Endri Shabanit dhe Pano Sokos për zgjidhje dhe reflektim.

“Nëse gabimi ynë është dorështrirja për bashkëpunim, mund të na gjykoni! Ne po kërkojmë thjesht që marrëveshja parazgjedhore të realizohet ashtu siç u dolëm qytetarëve në fushatë. Jemi në pritje të reflektimit dhe uljes për zgjidhje nga pala tjetër në Koalicion. Ne e konsiderojmë këtë një moment që duhet tejkaluar si detyrë ndaj zgjedhësve tanë. Jemi në pritje të Z.Shabani dhe Z.Soko për ta adresuar me maturi e të vazhdojmë punën për zgjedhjet vendore” thuhet në reagim.

Po ashtu Lëvizja Shqipëria Bëhet hedh akuza se kjo forcë e re politike po goditet nga ata që i cilëson “snajperistët e zakonshëm të sistemit dhe zëdhënësit e tyre”. Nisma Shqipëria Bëhet fitoi vetëm një mandat në zgjedhjet e majit por mosmarrëveshjet e fundit kanë ngritur shumë paqartësi se kush do ta veshë kostumin e deputetit në shtator. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos