“Kostot zbriten nga taksat”, Rama: Bashkitë dhe privati do të detyrohen të investojnë në teknologji

Nga Arestina Skënderi
18 Korrik 2025, 15:01 | Politikë

Nga Berati, ku u takua mepërfaqësues sipërmarrjeve në sektorin e teknologjisë, inovacionit dhe start-up-eve, Kryeministri EdiRama paralajmëroi vendosjen e një detyrimi për sektorin privat që të investojënë teknologji, me mundësi që këto investime të zbriten nga taksat.

Rama njoftoigjithashtu se do të ngrihet një Këshill i posaçëm për teknologjinë, që do tëmblidhet rregullisht për të diskutuar sfidat dhe zhvillimet e sektorit. KRONIKËNë qytetin e Beratit, KryeministriEdi Rama zhvilloi një takim me përfaqësues të sektorit të teknologjisë, inovacionit dhe start-up-eve, shkruan A2.

Në fokus të diskutimeve ishte nisma “Shqipëria2030” dhe sfidat që sjell rrugëtimi drejt integrimit në Bashkimin Europian.Gjatë fjalës së tij, Rama propozoingritjen e një Këshilli të posaçëm për këtë sektor, i cili do të shërbejë sinjë forum i rregullt bashkëpunimi.

“Ja vlen të kemi një Këshill, një forum, ku të mblidhemi të paktën 3 herënë vit për të diskutuar mbi çështjet dhe të rejat, qoftë për mirë qoftë përkeq, të katërmujorit të mëparshëm, natyrisht nëse ju jeni dakord”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se megjithëse Shqipëria ka përparuar në shërbimet dixhitale, ende ekzistojnë boshllëqe, sidomos në sektorin privat. Ai ngriti shqetësimin për mungesën e masavembrojtëse ndaj sulmeve kibernetike: “Nesër mund të sulmojnë një bankë, një spital privat, një strukturëprivate të shpërndarjes së ushqimeve dhe mund të bëjnë problem shumë të madh.Jemi duke menduar si të ndërtojmë një sistem ku nga një anë t’u vendosim njëdetyrim të gjitha institucioneve në nivelin vendor, apo në sektorin privat qëtë kenë një përqindje investimi në teknologji. Me sektorin privat të shohimmundësinë që investimi në teknologji të jetë i zbritshëm nga taksat”.

Në mbyllje të takimit me përfaqësuesit e teknologjisë dhe start-up-eve, Kryeministri deklaroi se qeveria po punon që prokurimet publike të bëhen në të ardhmen përmes Inteligjencës Artificiale, duke reduktuar sa më shumë ndërhyrjen njerëzore – përveç firmës përfundimtare.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos