Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi i dha “OK” Këshillit të Legjislacionit për të diskutuar shkarkimin e tij nga drejtimi i Parlamentit me kërkesë të opozitës.
Por teksa në katin e katërt ku po zhvillohej mbledhja e Këshillit, socialistët kërkuan më shumë kohë për të shmangur seancën e së enjtes, pak shkallë më poshtë, kreu i grupit të PS Taulant Balla i garantoi Peleshit qëndrimin në detyrë pasi grupi i PS-së do ta rrëzonte kërkesën për shkarkim.
Pas atij për shkarkimin e Veliajt, një tjetër urdhër i dhënë nga Edi Rama në Asamble do të nisë të zbatohet nga socialistët. Kësaj radhë në Kuvend, ku mazhoranca kërkon nisjen e dy komisioneve të posaçme, atë për reformën
territoriale dhe për reformën zgjedhore.
Madje, përveçse për të përmbushur rekomandimet e ODIHR, socialistët shkojnë shumë më larg. Sipas Taulant Ballës, ata synojnë një Kod Zgjedhor që të jetë gati edhe për zgjedhjet për Parlamentin Europian, në rast se Shqipëria bëhet anëtare e BE.
Socialistët nuk e kanë fshehur dëshirën e tyre për të ulur numrin e bashkive në vend, por Balla u mundua të tregohej i kujdesshëm në respekt të kundërshtarëve politik.
Fakti që Komisioni i reformës territoriale dhe ai i zgjedhores do të punojnë paralelisht, hap dyert për të gjitha skenarët e mundshëm, deri tek ndryshimi i sistemit.
Balla pavarësisht kritikave publike, mazhoranca ka marrë vendimin për të mbrojtur pr/ligjin për barazinë gjinore, një rekomandim sipas tyre nga Bashkimi Europian. (A2 Televizion)