Një vit para se të ndahej nga jeta, A2 CNN siguron fotografinë e veçantë të Fatos Nanos

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2025, 13:45 | Politikë
Një vit para se të ndahej nga jeta, A2 CNN siguron fotografinë e
Fatos Nano 1 vit para se të ndahej nga jeta
Fatos Nano 1 vit para se të ndahej nga jeta

A2 CNN ka siguruar një fotografi të liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nanos, një vit para se ai të ndahej nga jeta.

Në fotografinë e shkrepur, Fatos Nano shihet pranë miqve të vjetër të partisë, Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës.

Nano është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit. Qindra qytetarë hodhën karafila të bardhë, mbi arkivolin e liderit historik të PS. Nano u përcoll në banesën e fundit me nderimet më të larta shtetërore.

Po ashtu, homazhet për të u shoqëruan edhe nga tingujt e muzikës 'I did it my Ëay’ të the Betales, këngë të cilën Fatos Nano e pëlqente shumë.

Kujtojmë se në homazhet në nder të ish-kryeministrit morën pjesë figurat më të larta shtetërore nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, por edhe krerët e besimeve fetare në vend.

Nano e ka drejtuar për 14 vite Partinë Socialiste dhe njihet si njeriu që bëri kalimin e kësaj force politike nga Partia e Punës, në një parti demokratike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos