“Nuk janë vetëm 3 emra’’, Bylykbashki: Ja kush është garancia e fitores

Nga A2 CNN
3 Tetor 2025, 21:38 | Politikë

“Qasja e Partisë Demokratike nuk është diskutimi i emrave të veçantë. Emra ka më shumë sesa 3”.

Kështu u shpreh deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, i ftuar në studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN.

“Fokusi është gjetja e modelit, që i përshtatet një serie rrethanash, në funksion të objektivit që është fitorja e zgjedhjeve. Do të jetë kandidat politik, për të cilin palët bien dakord. Edhe nëse nuk ka ekspozimin e radhës së parë politike, mbetet një figurë që investohet politikisht nga opozita”, sqaroi Bylykbashi.

“Ajo që ka bërë PD-ja është hapja e një fronti sa më të madh dhe për të farkëtuar një lidhje mes partive opozitare, që do të jetë garancia e fitores. Ne e pamë edhe në zgjedhjet e fundit, që koalicionet e përbërë nga interesa të paqarta, prodhuan konflikte për mandate”, shtoi Bylykbashi.

“Qasja jonë ka qenë te modeli që do të prodhojë kandidatin. Për të tre emrat e lakuar kam shumë respekt, por nuk janë vetëm këto emra. Ka edhe të tjerë. Kur të gjejmë modelin, do të zgjedhim personin që i atashohet më mirë atij modeli”, theksoi më tej deputeti i Partisë Demokratike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos