“Nuk tërhiqemi”, marrja e vulës frymëzon demokratët, policia shmang gazin lotsjellës

Nga Anesti Barjamemaj
14 Qershor 2024, 15:21 | Politikë

Vendimi i Gjykatës se Apelit për t’i dhënë vulën dhe logon e PD, duket se kishte frymëzuar demokratët për protestën e 12-të para Bashkisë së Tiranës, ku u paraqitën me flamujt në duar, shoqëruar me thirrjet për lirimin e liderit të tyre.

Bëlind Këlliçi në fjalën e tij para protestuesve kërkoi qëndresë, duke sjellë në vëmendje vendimin e apelit për dhënien e logos dhe vulës.

30 muaj qëndresë morëm vulën, të vijojmë qëndresën”. Me tone të larta kërkoi nga policia vetëpërmbajtje, por dërgoi dhe një paralajmërim në adresë të uniformave blu.

“Do përgjigjeni personalisht kur përdor i dhunë ndaj qytetarëve. Mos mendoni se tërhiqemi...”

Përveç molotovëve dhe përplasjes me forcat e rendit, as ketë herë nuk mungoi djegia e gomave. 

Policia në këtë protestë u tregua më e vetëpërmbajtur duke shmangur gazin lotsjellës. Tentativat e shumta për çarjen e kordonit të policisë dështuan edhe këtë herë dhe pas rreth 1 ore, u njoftua mbyllja e protestën dhe rikthimi të premten e ardhshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos