Objektivi i mandatit të katërt, Rama me PS kërkon të bëhet si Haaland me ekipin e Norvegjisë

Nga Fjorela Beleshi
3 Shtator 2026, 16:42 | Politikë

Nga ky shtator deri në përfund të këtij mandate, qeverisja e PS do të jetë një pasqyrë e të gjithë realitetit shqiptar, nga puna e institucioneve deri tek hallet e qytetarëve. Ky ishte premtimi i ri i Edi Ramës pas 13 vitesh në pushtet për shqiptarët gjatë takimit të zgjeruar të grupit parlamentar.

Deputetët duhet të harrojnë komoditetin e mandatit të katërt, por duhet të zbresin në terren. Nuk duhet të pritet fushata zgjedhore por puna duhet të nisë nga e premtja e 4 shtatorit.

Të dëgjojnë qytetarët dhe problemet e tyre t’i adresojnë me shkrim tek institucionet. Rama i ndaloi që tëzgjedhurit që të bëjnë më sekserin politik ndryshe do të kalojnë në prokurori.

E kundërta do të ndodh me ata që do të punojë shumë në terren, në parlament dhe në rrjetet sociale.

Pasi foli për një shtet ideal, ku të gjithë do të marrin shërbimin dhe meritën pa patur nevojë për “mik”, Rama sulmoi qeverinë e gjyqësorit.

Jo vetëm KLGJ dhe KLP, pro gjatë 18 minutave Rama sulmoi edhe çdo pasqyrë tjetër komunikimi në vend, duke i akuzuar për dezinformim. E vërteta, sipas tij ,do të jetë vetëm tek platforma e re qeverisë “Pasqyrë Albania” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos