Opozita vijoi me aksionin e protestës përpara Bashkisë së Tiranës duke akuzuar drejtuesin e saj si simbol të abuzimit me paratë publike.
Akuzat e opozitës shkuan për Erion Veliajn, të cilin e konsiderojnë si person të lidhur direkt me çështjen e inceneratorëve dhe ndaj SPAK, duke e cilësuar strukturën e posaçme si mburojë të korrupsionit.
“Ndërkohë që në Tiranë banorët nuk kanë shtëpi, nuk mbyllin dot muajin, këta darkojnë me dhjetëra mijëra euro me paratë e qytetarëve. Ne garantojmë që ato para që nuk gjen dot SPAK-u do t’i gjejë opozita. Profetik ka qenë i ndjeri Pjetër Arbnori, kur ka thënë që këta nuk janë socialistë, por specialistë. Kanë hapur një kompani 7S në Bullgari, të 7 hajdutëve”, tha Këlliçi. (A2 Televizion)