Edi Paloka shprehu skepticizmin në lidhje me votën e diasporës, e cila pritet të realizohet në zgjedhjet e reja që do të mbahen në pranverën e ardhshme.
Kreu i Këshillit Kombëtar të PD tha për “Off the Record” se duhen parë të gjithë teknikalitetet sesi kjo votë do të vijë në Shqipëri, pasi ka shumë mundësi që Rama të ketë gjetur një mundësi të re për të vjedhur zgjedhjet.
“Ne kemi ndërmarrë hapa, por duhet të sigurohemi që kjo votë do të vijë në Shqipëri dhe do të votohet si duhet. Unë nuk kam besim tek kjo. Kur një njeri vjedh këtu, e imagjinoni se çfarë mund të bëjë me votat e postës. Kur 1 milionë shqiptarë kanë ikur nga regjimi i Ramës, do të jenë idiotë ata që mendojë se do të votojnë për Ramën. Nëse kjo votë manipulohet i bie që Rama ka gjetur një mënyrë tjetër për të fituar zgjedhjet”, tha Paloka.
(A2 Televizion)