Partia Demokratike dhe opozita do të nisë këtë të hënë atë që e kanë quajtur “një valë” protestash kundër Qeverisë Rama. Sipas asaj që mësohet nga përgatitjet, do jetë një protestë jo masive, jo kombëtare, siç kemi mësuar të shohim nga opozita kur bëhet fjalë për protestën para Kryeministrisë, por një protestë me përmasa më të vogla e cila do të jetë e ngjashme apo e njëjtë me atë që është zhvilluar për 44 javë me radhë te Bashkia Tiranë, shkruan A2 CNN.
Do të ngrihet një foltore modeste në Bulevardin kryesor para Kryeministrisë. Siç mund ta shihni dhe pas krahëve të mi nga ana e kryeministrisë janë marrë masat për bllokimin apo për mbulimin e të gjithë ë pjesës së derës qendrore të Kryeministrisë.
Në mes të bulevardit është ngritur edhe foltorja ku qytetarë të ndryshëm dhe deputetë të Partisë Demokratike dhe kreu i saj, Sali Berisha do të kenë fjalën e tyre për dy orë në këtë protestë. Pas serisë së protestave të ngjashme, demokratët kanë paralajmëruar që do të realizojnë edhe një protestë kombëtare në javët në vijim, por ende nuk ka një datë të saktë për këtë protestë se kur mund të jetë protesta kombëtare. (A2 Televizion)
