Zgjedhje të pakontestuara, Celibashi certifikon kryebashkiakët, asnjë ankesë në mbledhje

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2025, 16:54 | Politikë

Zgjedhje të pakontestuara, Celibashi certifikon kryebashkiakët,

Pesë kryebashkiakët socialist të dalë nga zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit u certifikuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ilirjan Celibashi shpalli zyrtarisht fitues kryetarët e bashkive të Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës  duke përmbyllur një proces elektoral i cili për herë të parë nuk pati kundërshti.

Demokratët zgjidhën të mos kontestonin procesin duke mos u paraqitur në mbledhjen e KQZ-së.

Ky vendim i Celibashit i hap rrugë mbledhjes së Komisionit Rregullator i cili do të duhet të certifikojë rezultatin në tërësi, veprim që i hap rrugën nisjes së detyrës të pesë kryebashkiakëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos