Pas Kukësit, PD ankimon rezultatin paraprak të zgjedhjeve edhe për qarkun Korçë

Nga A2 CNN
27 Maj 2025, 10:11 | Politikë

Pas Kukësit, PD ankimon rezultatin paraprak të zgjedhjeve edhe

Partia Demokratike ka dorëzuar edhe ankimimin për rezultatin paraprak të qarkut Korçë.

Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet e ditur se në dokumentin dorëzuar Celibashit, PD kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve edhe në këtë qark.

Në dokumentin e dorëzuar në KQZ nga PD shkruhet se në qarkun e Korçës ka pasur përdorim të gjerë të administratës në zgjedhje dhe tjetërsim të madh të votave.

Ankimimi vjen pas ankimimit të rezultatit paraprak për qarkun Kukës dhe pas deklaratave se opozita nuk do të njohë rezultatin e përgjithshëm në zgjedhje, pasi sipas saj ishin një “farsë elektorale”.

Në zgjedhjet e 11 majit, PS fitoi një mandat të katërt, historik, duke siguruar plot 83 mandate në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërsa Partia Demokratike mori 50 vende. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos