PD e Bashës kallëzon Lindita Nikollën në Prokurori

Nga A2 CNN
18 Prill 2024, 09:06 | Politikë

PD e Bashës kallëzon Lindita Nikollën në Prokurori

Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha kallëzon kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, për shpërdorim detyre.

Në kallëzim Nikolla akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në disa raste, duke mos njohur shkresat e depozituara nga PD-ja zyrtare.

Sipas dokumentacionit që është dorëzuar në Prokurori, kryeparlamentarja është njohur me kërkesa të njëpasnjëshme, si zëvendësim të kryetarit të grupit, të përbërjes së grupit, këshilltarëve të grupit etj.

PD-ja zyrtare njofton dhe trupin diplomatik mbi ngërçin e krijuar për funksionimin e grupit parlamentar të PD-së. Sipas PD-së, që drejtohet nga Basha, Nikolla po pamundëson funksionimin e grupit parlamentar në Kuvend (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos