Opozita i është rikthyer sërish jetës parlamentare, këtë herë me një tjetër humbje si 11 maji. Deputeti Edmond Spaho, i cili nuk do të jetë në Parlamentin e ardhshëm, tha se do të vijojë angazhimin politik me mënyrë të tjera. Ndërsa drejtuesi politik i Elbasanit, Tomor Alizoti, i pyetur sërish rreth batutës së fushatës drejtuar socialisteve “Do t’iu hamë të gjallë”, tha: “Rama ka ngrënë gjithë dynjanë... Ka ngrënë gjithë Shqipërinë”, tha ai.
Të gjithë thonë se u vodhën zgjedhjet, i vetmi që kërkon largimin e Berishës është vetëm deputeti Ferdinand Xhaferraj.
“Bie dakord me të gjitha akuzat që bën Beirsha për abuzimet në zgjedhje, por problemi shtrohet, a mund të jetë Berisha zgjidhja? Pra a mund të largohet Rama që është i korruptuar dhe ka vjedhur zgjedhjet, për t’u zëvendësuar nga zoti Berisha që, si nga Departamenti i Shtetit, ashtu edhe Ministria e Jashtme britanike e kanë shpallur të padëshiruar për korrupsion”, tha Xhaferraj. (A2 Televizion)