Demo takon homologun italian në Romë, kërkon njohjen automatike në Itali të certifikatave të lindjes të E-Albania

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2026, 15:43 | Politikë

Demo takon homologun italian në Romë, kërkon njohjen automatike

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, zhvilloi në Romë një takim me homologun italian, Matteo Piantedosi. Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë, përmirësimi i formimit profesional të Policisë shqiptare sipas modelit italian dhe përfundimi i marrëveshjeve mes dy vendeve.

Një tjetër çështje e diskutuar ishte njohja automatike nga autoritetet italiane e certifikatave të lindjes të lëshuara përmes platformës e-Albania, me synimin për të reduktuar burokracinë për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Itali.

Gjithashtu u diskutua edhe programi vjetor i trajnimeve, për t’i pajisur punonjësit e Policisë me aftësitë e nevojshme për hetimin, parandalimin e krimit dhe shërbimin ndaj qytetarëve.

Dy ministrat diskutuan gjithashtu shkëmbimin e informacionit në kohë reale dhe hetimet e përbashkëta kundër krimit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos