“Për një orë nuk e dinim ku ishte Meta”, Blushi: Akuzat se ishte i armatosur, pallavra

Nga A2 CNN
26 Tetor 2024, 21:07 | Politikë

“Për një orë nuk e dinim ku ishte Meta”, Blushi:

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi ishte i ftuar në “Off the record”, ku foli rreth arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Pasi dënoi dhunën dhe inskenimin e arrestimit të Metës, Blushi rrëzoi dhe pretendimet se ish-presidenti ka pasur armë në momentin e arrestimit.

“Meta jo vetëm që nuk ishte i armatosur, por edhe kur ka qenë president ka refuzuar Gardën, pasi nuk ka pasur nevojë. Këto janë pallavra që gatuhen nga kuzhina e ndyrë e Edi Ramës. Po të kishte armë do të kishin dalë në media nuk diskutohet. Nuk e dinim për një orë se ku ishte Meta. E dimë që në Shqipëri ka njerëz të zhdukur dhe që nuk dihet ku janë. Komunikova me Gardën dhe Policinë dhe nuk e dinin ku ishte”, tha Blushi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos