Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar në selinë blu, deputetëve u kërkohet angazhim maksimal në protestën e së enjtes

Nga A2 CNN
5 Qershor 2024, 14:09 | Politikë

Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar në selinë blu,

Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Mësohet se deputetëve u është kërkuar angazhim maksimal për protestën që do të zhvillohet të enjtën, orën 10:00 përpara Parlamentit.

Po ashtu, deputetët do të protestojnë edhe në fillim të seancës plenare, ku edhe do të kërkojnë mocionin me debat, më pas do t’u bashkohen qytetarëve.

Sa i përket pikave të rendit të ditës, ku veçohen projektvendimet për anëtarët e Komisioneve të Posaçme, dezinformimi dhe mirëqeverisja, Grupi i PD-së, i qëndron mendimit se nuk duhet të marrin pjesë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos