Përfundon zyrtarisht rinumërimi për 1207 kutitë e qarkut Tiranë. Pas nëntë ditësh proces duket se rinumërimi nuk prodhoi asgjë.
As mes kandidatëve dhe as mes partive nuk pati ndryshim të rezultatit të ndarjes së mandateve, shkruan A2 CNN.
Partia Demokratike që mbështeti kandidatët e saj për këtë proces doli më e humbura, pasi nga rinumërimi do të ketë 612 vota më pak. Nga ana tjetër socialistët humbën 381 vota. (A2 Televizion)