Përfundon rinumërimi në Tiranë, KAS: Nuk pati lëvizje që e njollosin procesin, vetëm gabime njerëzore

Nga A2 CNN
27 Qershor 2025, 12:26 | Politikë

Përfundon rinumërimi në Tiranë, KAS: Nuk pati lëvizje

Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës, pas vendimit të KAS, i cili urdhëroi hapjen e disa kutive për verifikim të mëtejshëm të rezultatit zgjedhor.

Anëtari i KAS, Ledio Braho, deklaroi se procesi ka qenë transparent dhe se rezultati i rinumërimit nuk solli lëvizje të konsiderueshme që të cenonin integritetin e zgjedhjeve, shkruan A2 CNN.

“Unë mendoj se për aq kohë sa jemi në demokraci, transparenca i shërben demokracisë. Nuk ka pasur lëvizje të konsiderueshme të votave që të bëjnë pis procesin”, u shpreh Braho.

Sipas tij, ndryshimi i qëndrimeve nga disa kandidatë pas hapjes së kutive tregon se procesi i rinumërimit ka shërbyer për të sqaruar çdo dyshim.

“Nuk kemi më akuza për trafikim votash brenda subjekteve, por as mes subjekteve. Të gjitha ato lëvizje që reflektohen dhe konsiderohen si vjedhje apo manipulim, për mendimin tim janë gabim njerëzor”, theksoi Braho. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos