Vota e 84 e Ramës? Lapaj: Do jem opozitë në atë Parlament. Do votoj vetëm ligjet për integrimin

Nga A2 CNN
26 Qershor 2025, 21:55 | Politikë

Vota e 84 e Ramës? Lapaj: Do jem opozitë në atë Parlament.

Adriatik Lapaj nga “Shqipëria bëhet”, në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se në Parlament do të jetë opozitë dhe do të votojë vetëm ligjet që kanë lidhje me integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

“Ne në atë Parlament do të votojmë vetëm ato ligje që lidhen me integrimin europian dhe që janë në favor të Shqipërisë. Nëse një ligj është nevojë për të vazhduar procesi i integrimit dhe nuk cenon thelbin e rendit tonë kushtetues, ligjor apo moral të shoqërisë, normalisht nuk do të bëhemi pengesë në këtë drejtim”, tha Lapaj.

“Për pjesën tjetër të ligjeve të zotërisë, që do të vijë e të bëjë ato që do të bëjë, ne do të jemi opozitë në atë Parlament dhe kaq. 83 vota që ka, janë në kufijtë e numrit 84 dhe me 84 vota ka shumicë të cilësuar me të cilën ndryshon kodet. Kjo do të thotë se të gjitha ndryshimet kushtetuese që kanë ndodhur për SPAK-un, mund të zhbëhen me ndryshime kushtetuese falë këtyre 84 votave, edhe pse nuk janë aq sa për të ndryshuar Kushtetutën. Edhe një votë u duhet dhe ta kthejnë SPAK-un thjesht një formalitet”, shtoi Adriatik Lapaj.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos