Një ndër arsyet e rezultatit të 11 majt, Tedi Blushi e sheh dhe te mënyra sesi u arrestua presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, të cilën ai e cilësoi si terroriste dhe me synim që të frikësonte votuesit e kësaj force.
Në Debat me Alba Alishanin, Blushi zbuloi se një nga personat që arrestoi Metën u rrit në detyrë, teksa shtoi se pati një skenar për të marrë peng PL nga persona të brendshëm , të cilët sot janë në krah të Edi Ramës.
“PL përjetoi një terrorizëm shtetëror. Ky terrorizëm nisi nga rrëmbimi i presidentit në mënyrë kriminale. Ne i kemi identifikuar dhe sot është drejtor i policisë në Durrës, Vilson Bala. Ai rrëmbeu presidentit Meta u shpërblye për atë akt të pashembullt. Ky rrëmbim synonte të terrorizonte mbështetësit e PL, akt që shpresohej që kjo forcë të tronditej dhe u trondit.
Pati tentativa që kjo parti të merrej peng nga njerëz të cilët i patë në listat e Edi Ramës për deputetë. Meta vazhdon në izolim pa asnjë fakt. Ata që i shërbyen skenarit për të marrë peng PL, i keni në krah të Ramës. Nuk dua t’iu hyj emrave. Janë disa personazhe. Janë në krah të Rilindjes”, tha Blushi. (A2 Televizion)