Pjesëmarrje pothuajse zero në Novoselë dhe Orikum, ndryshohet orari i mbylljes së votimit në Vlorë

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2025, 10:30 | Politikë

Pjesëmarrje pothuajse zero në Novoselë dhe Orikum, ndryshohet

Procesi i votimit në qarkun e Vlorës po zhvillohet me pjesëmarrje jashtëzakonisht të ulët. Sipas informacioneve nga terreni, në njësinë administrative Novoselë, deri në orën 10:00, pjesëmarrja është thuajse zero.

Në fshatrat Poro, Delisuf dhe Dëllënjë, deri në këto momente kanë votuar vetëm komisionerët, ndërsa qytetarët nuk janë paraqitur në qendrat e votimit. Situata është e ngjashme edhe në njësinë administrative Orikum, ku raportohet se numri i votuesve është minimal, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, në Vlorë, duket se është parashikuar një shtyrje e orarit të votimit. Edhe pse afati zyrtar për mbylljen e procesit është ora 18:00, në tabelat e vendosura në shumë qendra votimi shkruhet se votimi do të përfundojë në orën 19:00, pra një orë më vonë se orari zyrtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos