“Sot kemi forcën tonë”, qytetarët e Vlorës apel për të shprehur vullnetin e tyre

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2025, 07:54 | Politikë

“Sot kemi forcën tonë”, qytetarët e Vlorës apel

Një proces të rëndësishëm e cilësojnë qytetarët e Vlorës zhvillimin e zgjedhjeve për kryebashkiakun e ri të tyre. Në një deklaratë për media disa prej tyre të cilët kanë votuar sapo janë hapur qendrat e votimit shprehen se në këtë ditë ata ushtrojnë forcën e tyre.  Ata u bëjnë apel të gjithë qytetarëve për të votuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by A2 CNN (@a2cnn)

“Kam ardhur herët për të votuar. Është një detyrë që na takon të gjithëve. Duhet të zgjedhim kryetarin e bashkisë. Qytetarët të votojnë, është detyrë për të gjithë”, thotë një qytetar.

“Votova herët. Kisha dëshirë, se është një detyrë e rëndësishme se sot kam forcën me votë. Të votojnë atje ku është më mirë dhe ku kanë vendosur ata. Votova menjëherë nuk pata probleme”, shprehet një tjetër qytetar i Vlorës.

Ndërkohë megjithëse kanë kaluar 45-50 minutat e para, gazetari i A2 CNN Edi Ruçi raporton se  pjesëmarrja e votuesve në Vlorë është minimale. Në kutitë e votimit gjen vetëm një votë, por në shumë qendra edhe asnjë votë.

“Sot kemi forcën tonë”, qytetarët e Vlorës apel (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos