Voton kandidati i PS-së në Mat, Bojni: Sot dita e vendimit, dilni dhe votoni!

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2025, 09:21 | Politikë

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Matit, Altin Bojni ka votuar në qendrën 9030 “Lagja e Re". Edhe pse ishte i shoqëruar nga bashkëshortja në procesin e votimit, ata nuk kane votuar në një qendër. Bashkëshortja e tij ka votuar në qendrën 0930/01.

Pas votimit ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime me qetësi dhe me dinjitet.

“Unë sapo votova. Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të ardhmen e bashkisë sonë. E diela është dita e votuesve, dita e vendimit. Është dita e fjalës së qytetarëve. Ju ftoj të dilni të gjithë në votime me qetësi dhe me dinjitet”, tha Bojni.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by A2 CNN (@a2cnn)

Përballë Bojnit në garë është kandidati i pavarur Eduart Brahilika, i cili ka mbështetjen e Partisë Demokratike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos