“Me kuç, maç e minj morën Tiranën”, Rama: Nuk do fitojnë dot po nuk e kuptuan se përse i mundim

Nga A2 CNN
9 Maj 2025, 20:42 | Politikë

“Me kuç, maç e minj morën Tiranën”, Rama:

Në mitingun përmbyllës të PS, Edi Rama bëri një rezyme të rrugëtimit europian të Shqipërisë, që nga koha kur socialistët morën pushtetin.

Kreu i PS, kujtoi dhe humbjen e bashkisë së Tiranës, të cilën e cilësoi dhe poshtërimin e fundit përpara suksesit.

“Unë nuk besoj te rastësitë. Nuk ka rastësi që ne jemi këtu në ditën e evropës për të thënë fjalën e fundit të rrugëtimit dhe më pas për të shkuar me shumicën e shqiptarëve në kutitë e votimit dhe për të firmosur marrëveshjen për Shqipërinë evropiane. Kur ju më zgjodhët për t’iu udhëhequr 2 dekada më parë ajo majë ishte e paarritshme dhe ne ishim shembur. Rruga jonë nisi me disfatë, na kërkoi kohë e karakter dhe përballë fyerjeve më të rënda. Tirana u bë kështjella jonë duke e transformuar qytetin duke e përballur me injorancën. Çfarë nuk bën për të marrë Tiranën me kuç me maç e me minj. Ai rrëzim ishte sprova e fundit përpara ngjitjes së pandalshme të PS”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos