Pasi mazhoranca bëri publike dizenjimin e territoreve dhe numrit të bashkive, kryetari i PS, Edi Rama, mblodhi drejtuesit politikë dhe kryetarët e komisioneve për t’u dhënë manualin se si kjo forcë politike të korrë një tjetër fitore në zgjedhjet e ardhshme. Sipas shefit politik të të majtës, kjo parti mund të transformohet vetëm nëse do të dëgjojë qytetarët.
Gjatë pushimeve, socialistët duhet ta lexojnë këtë draft, të mbajnë shënimet dhe të kthehen në punë më empatikë. Rama i dha edhe njëherë përgjigje pyetjes kaq shumë të dëgjuar dhe lexuar nga ai se pse duhet të qëndrojë kaq gjatë PS në pushtet.
"Pyetja: Pse qëndroni më gjatë? Jo se jemi kundër rotacionit, por ne do të vijojmë të qëndrojmë deri te vendosja e flamurit në BE".
Kjo është edhe arsyeja që, sipas tij, nuk merr pushimet nga politika për të shijuar shtëpinë në fshat.
“Shqipëria është në kryqëzimin e fundit. data nuk do ishte kaq afër do të isha dorëhequr”.
Në një fjalim gati 58 minuta, tregoi se këngët e protestës që i kërkojnë largimin prej dy muajsh i janë kthyer në frymëzim artistik.
“E keni dëgjuar rama jepje doreherqjen, mund te bëj një tjetër kënge me të.” (A2 Televizion)