Tahir Muhedini, President i Shoqatës “Çamëria”, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se “Shpëtim Idrizi ka qenë ishte i vetmi që foli në Këshillin e Europës për Dick Martyn”.
“Veteranët e UÇK-së kanë ardhur në Tiranë, kanë kërkuar përkrahje për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtu janë edhe invalidët e UÇK-së, edhe ato kërkojnë përkrahje. Mesazhi jonë duhet të jetë që të bëheshim bashkë në përkrahje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Unë nuk di që Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka hyrë në Serbi me zaptu Serbinë. Mbrojti vetveten dhe i doli për zot shtëpisë së vet. Kemi dhe Dick Martyn. Unë nuk kam nevojë sot të flas për Martyn se i vetmi që foli në Këshillin e Europës për Dick Martyn ishte Shpëtim Idrizi. Nuk ka folur tjetër njeri”, tha Muhedini.
“Ku janë këto deputetë që janë të Këshillit të Europës? S'ka pra. Kështu që neve sot mos shpërndahemi, të jemi të gjithë bashkë për çështje madhore. Unë po marr shkas edhe nga ato që pashë sot në Parlament. Për të ardhur turp. Nesër është manifestimi dhe këto njerëz që kanë luftuar, kërkojnë përkrahje. Politikisht duhet të jemi më të qetë, më të ftohtë. Këtu s'ka lidhje politika. Këtu është një një thirrje e vëllezërve tanë kosovarë”, shtoi Muhedini.
“Kur ka çështje madhore kombëtare, të jemi të gjithë bashkë. Duhet të ftohemi nga trutë. Kujt i shërbejmë ne me atë që pamë sot në Parlament? Është e turpshme. Dy rrugë ka. Ose ka qenë luftë e drejtë e UÇK-së ose ka qenë luftë jo e drejtë. Tani, ku jemi?, theksoi më tej Muhedini.
(A2 Televizion)