Primaret e PD, pjesëmarrja deri në orën 16:00, ku kanë votuar më shumë

Nga A2 CNN
1 Mars 2025, 17:52 | Politikë

Primaret e PD, pjesëmarrja deri në orën 16:00, ku kanë

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike njofton se deri në orën 16:00 kanë votuar 41,666 anëtarë në të gjithë vendin.

Pjesëmarrja më e lartë është regjistruar në Tiranë me 10,779 votues, ndjekur nga Fieri me 4,240 dhe Korça me 3,738 votues.

KOKOE u bën thirrje të gjithë anëtarëve me të drejtë vote të marrin pjesë në votim për të shprehur vullnetin e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos