Projekti i stadiumit “Selman Stërmasi”, qeveria premton kantiere ndërtimi e akademi sportive

Nga Fjorela Beleshi
4 Prill 2025, 17:14 | Politikë

Pak ditë para se të nisë zyrtarisht fushata elektorale, qeveria i hapi rrugë edhe transformimit të stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet, duke zhvilluar edhe zonën përreth. Të tilla projekte, si në Tiranës ashtu edhe në Vlorë, Durrës dhe Korçë, sipas Kryeministri Rama janë pjesë e segmentit të zhvillimit urban. 

"Tani i vjen radha stadiumit “Selman Stermasi” edhe ky sipas kërkesës së bërë për studiot është në fakt një tjetër bërthamë për një qendër të re urbane”, tha Rama.

Zona pranë stadiumit do të vijojë të jetë një kantier i hapur edhe për zyra që do të akomodojnë administratën.

“Procesi për ndërtimin e qendrës së re administrative pranë stadiumit “Selman Stërmasi” që do të akomodojë 18 institucione, procesi për ndërtimin e godinës së re të Kadastrës. Biblioteka e re Kombëtare, një konkurs që do të shpallet së shpejti”, theksoi Rama.

Përtej kryeqytetit, Durrësi është projektuar nga qeveria si qendra e akademive sportive.

“Është në kantier Akademia e re e Futbollit, Akademia e Manchester City në Durrës, së shpejti do të fillojmë akademinë e Raffa Nadal ponë Durrës dhe Agjencia është në diskutime me NBA për Akademinë e NBA po në Durrës ku duam të krijojmë një destinacion akademish sportive”, shtoi kreu i qeverisë.

Kryeministri lajmëroi se Korporata e Investimeve Shqiptare po punon edhe për ndërtimin e një sistemi të ri parkimesh jo vetë në kryeqytet, por dhe në bregdet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos