Protesta para Kuvendit, protestuesit godasin me vezë makinën e Taulant Ballës

Nga A2 CNN
27 Korrik 2026, 16:42 | Politikë

Protesta para Kuvendit, protestuesit godasin me vezë makinën e Taulant

Automjeti i kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, është goditur me vezë teksa ai po largohej nga ambientet e Kuvendit pas përfundimit të seancës plenare.

Ngjarja ndodhi në momentin kur Balla po hipte në automjetin e tij, ndërsa në zonë ndodheshin protestues të mbledhur jashtë Parlamentit, shkruan A2CNN. 

Disa prej tyre hodhën vezë në drejtim të makinës së ministrit, duke e goditur atë.

Incidenti ndodhi në kuadër të protestës së zhvilluar para Kuvendit, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos