“Ilir Meta nuk është gruaja e Bilalit”, Blushi: Ju sfidojë të më gjeni një provë në dosje

Nga A2 CNN
26 Tetor 2024, 21:17 | Politikë

“Ilir Meta nuk është gruaja e Bilalit”, Blushi: Ju

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi i ftuar në “Off the record” tha se në dosjen e ngritur ndaj ish-presidentit Ilir Meta nuk ka asnjë provë apo fakt.

Në lidhje me çështjen e lobingjeve, Blushi u shpreh se në këtë periudhë Meta ka qenë në SHBA në cilësinë e Kreut të Kuvendit dhe nuk ka pasur nevojë të paguante asgjë dhe askënd.

“Nuk ka asnjë provë kundër Ilir Metës. Ju sfidoj të gjithëve të më gjeni ndonjë fakt. Zero. Më jepni një fakt që Meta është i përfshirë në lobingje. Çfarë përgjegjësie mban Meta për lobingjet. Vizitat në SHBA nuk kanë qenë për lobingje. Ai nuk ka qenë kurrë në SHBA si gruaja e Bilalit si Rama. Meta ka qenë i ftuar nga zyrtarë të lartë në cilësinë e kreut të Kuvendit dhe jo si këto pretendime. Nuk ka firmosur asnjë kontratë lobimi”, tha Blushi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos