Me thirrjet për largimin e qeverisë dhe dëshirën për një “Shqipëri të re”, qytetarët u rikthyen pasditen e së hënës para Kryeministrisë.
Por, teksa protestuesit ndodheshin për të nëntën ditë poshtë zyrës së tij, kryeministri Edi Rama po kremtonte 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Shkodër.
Flamingon, simbolin e të ashtuquajturit revolucion, e kishte stampuar mbi bluzë, shkruan A2.
Nga mesazhet që kishte shënuar në fletë, të parin e kishte për ata që e akuzojnë për tradhëti. Ai tha se qeveria e tij nuk e ka shkatërruar vendin, si shembull solli flamingot. Ironizoi personazhet publikë të cilët kanë mbështetur protestën e të rinjve.
I vendosur ta çojë deri në fund projektin, protestuesit i ftoi të dëgjojnë argumentet. Por, njëjtë sikur kryeministri, edhe protestuesit duken të vendosur për të vijuar qëndresën e tyre. Edhe mbrëmjen e të enjtes ata marshuan për disa orë përreth qendres së kryeqytetit, duke bërë thirrje për revolucion. (A2 Televizion)