“Rama ik”, teksa kryeministri kërkon votën e shqiptarëve të Britanisë: Mos e ngacmo se është tek pullë, e kemi si hudhër

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2024, 14:16 | Politikë

“Rama ik”, teksa kryeministri kërkon votën e

Ashtu si në ndalesat e tij të tjera, kryeministri Edi Rama u kërkoi shqiptarëve në Londër që të shprehin vullnetin e tyre në zgjedhjet e pranverës, dhe ta ndihmojnë qeverinë          që ai drejton që të sigurojë një mandat të radhës.

Kryesocialisti kërkoi ndihmën e shqiptarëve të Britanisë së Madhe për ta bërë Shqipërinë siç u shpreh ai, edhe më të mirë për çdo shqiptarë, edhe për ata që nuk e mbështesin qeverinë që ai drejton një dekade tashmë.

“Ju sot nuk jeni vetëm bashkatdhetarë. Ju jeni votues, që për herë të parë do të mund të merrni pjesë në zgjedhjet politike të Shqipërisë, duke e gëzuar të drejtën e votës nga këtu ku jeni. Fare hapur unë u them, juve dhe shqiptarëve kudo që janë se pranverën e ardhshme, unë e dua votën tuaj, nga ky gadishull për t’u bërë të gjithëve ju edhe më krenarë, për Shqipërinë në sytë e botës. Dhe për ta bërë bashkë me ju Shqipërinë edhe më të mirë për çdo shqiptar, e të gjithë fëmijët e këtij vendi, edhe fëmijët e atyre që sot ishin te dera, të verbuar dhe të keqkuptuar.”

Teksa kryeministri mban fjalën në Londër, në sallë dëgjohen thirrje “Rama ik!”. Por teksa këtë grup e cilëson si pakicë, përgjegjës kryesocialisti bën opozitën në vend duke theksuar se vend më për ndasi mes shqiptarëve nuk ka.

"Së bashku me ata pak që ishin futur këtu si diversantë, të cilët nuk janë fajtorë, sepse përgjegjësinë për fajin e tyre e kanë ata të cilëve ju të gjithë së bashku me votë pranverën e ardhshme duhet t’u tregoni se duhet të largohen një herë e mirë, nga oborri i mexhelisit tonë, ku ka vend për të qenë të ndarë me pikëpamje, por nuk mund të ketë më vend për të qenë të ndarë në këtë formë, ku ndasia u shfaq sot: me 3000 veta këtu dhe 30 veta atje jashtë, të cilët nuk ndalonin së shari në shembullin e atyre që e kanë bërë parlamentin e Shqipërisë në sokakun e të marrëve që vetëm shajnë e vetëm predikojnë shkatërrim. Sot ju nuk jemi më ata që ishin kur erdhët këtu me emër tjetër. Por as Shqipëria nuk është më ajo që ishte 11 vite më parë kur emri i saj përgojohej. Lere të lutem, mos e ngacmo se është tek pullë, e kemi si hudhër.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos