Socialistët i propozuan Presidentit Bajram Begaj datën 11 majin për zgjedhjet parlamentare. I pa intimiduar nga akuzat e opozitës, numri dy i PS arsyeton këtë preferencë me nevojën që ka institucioni IKQZ për të bërë të mundur votën e emigrantëve.
Në të njëjtin mendim me partinë e Edi Ramës është edhe kryekomisioneri Ilirian Celibashi, i cili gjithashtu propozon të dielën e fundit të parashikuar në kod. “Ajo që është me rëndësi të thuhet në lidhje me datën e zgjedhjeve është fakti se ne si institucion përgjegjës e shohim datën 11 edhe pse kuptova që paska disa diskutime, si datën që I krijon KQZ-së mundësinë për ta përgatitur procesin nga jashtë. Ndryshimet e Kodit Zgjedhor u bënë mjaft vonë dhe koha e mbetur na shtyn që të nxisim presidentin që data 11 të jetë data më e përshtatshme”, tha Celibashi.
PD, me pretendimin që Kreu i Shtetit do të noterizojë datën e propozuar nga PS, refuzoi që t’i shkojë në konsultim Bajram Begajt. Ndërsa shumica e partive të vogla mendojnë që zgjedhjet duhet të zhvillohen me 4 maj. Por Presidenti i Republikës mes një reagimi në rrejtët sociale edhe PD e ka dërguar preferencën e saj në mënyrë të tërthorët.
“Kompetenca përcaktimin e datës së zgjedhjeve i takon Presidentit të Republikës, por unë jam shumë i kënaqur që i gjithë faktori politik parlamentar u përfshi me opinione dhe sugjerime në këtë proces, si drejtpërdrejt me pjesëmarrje në takimet konsultuese, edhe në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet përcjelljes në rrugë të tjera të preferencave partiake, tha presidenti.
Kreu i Shtetit e mbyll postimin e tij duke nënvizuar se caktimi i datës së zgjedhjeve nuk është thjesht një detyrim kushtetues, por për të është një sprovë bashkëpunimi. (A2 Televizion)