“Raporti i PE mbështet integrimin”, Spiropali: Sfidë, reformat dhe dialogu gjithëpërfshirës politik

Nga A2 CNN
5 Qershor 2025, 09:38 | Politikë

“Raporti i PE mbështet integrimin”, Spiropali: Sfidë,

Para nisjes së seancës plenare kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka përshëndetur miratimin e raportit për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian. Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Spiropali tha se eurodeputetët mbështetën mbylljen e negociatave deri në 2027, por adreson edhe disa sfida.

“Mbështetën objektivin e Shqipërisë për mbylljen e negociatave deri në në fund të 2027. Ishte fakt domethënës që në atë seancë ishin të pranishëm deputetë të Kuvendit të shqipërisë, si nga shumica, si nga opozita. Proces jetik për vendin tonë. E shoh këtë si dëshmi të një të vërtetë të gjithëpranuar në Shqipëri se pavarësisht ndasive ideologjike të ndryshme mbi modelin zhvillimor të vendit kur vjen puna te integrimi kuvendi ka qëndrim të përbashkët. Ky mbetet prioritet kombëtar që tejkalon ndasitë poltike. Dhe këtë duhet ta mbajnë. Angazhimi ynë nuk është politik, por kalendar skrupuloz pune i dakordësuar me KE, për të udhëtuar me përgjegjësi e profesionalizëm”.

Spiropali deklaroi se raporti thekson nevojën e përshpejtimit të reformave, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit e lirinë e medias.

“Ky projekt ka të bëjë me çdo qelizë të pushtetit dhe çdo qytetar të këtij vendi. Në asnjë vend mbështetja popullore për integrimin nuk është 90% nga qytetarët si në Shqipëri.  Asnjë vend nuk e ka shpallur BE-në destinacionin e vetëm të së ardhmes”.

Një tjetër sfidë që theksohet në raport sipas Spiropalit është nevoja për dialog konstruktiv dhe gjithpërfshirës politik.

“Raporti nënvizon një sërë sfidash për të cilat jemi të ndërgjegjshëm dhe duhet t’i adresojmë sa më shpejt përfshirë polarizimin politik, retorikat konfrontuese dhe nevojën për dialog konstruktiv e gjithëpërfshirës politik. Roli i kuvendit është parësor”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos